TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 15:34

Sa zgjedhës kanë votuar deri në orën 15:00? KQZ publikon shifrat

Shkruar nga Pamfleti

Sa zgjedhës kanë votuar deri në orën 15:00? KQZ publikon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit, deri në orën 15:00. Në rang vendi, pjesëmarrja ka arritur në 33.56%, me gjithsej 754866 zgjedhës që kanë votuar.

Sipas të dhënave, Qarku i Dibrës kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes, me 38.97% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë orë. Pas saj renditen Kukësi me 37.42% dhe Tirana me 37.22%, që mbetet edhe qarku me numrin më të lartë të votuesve në total, 160,620 persona.

Në skajin tjetër qëndron Vlora, ku pjesëmarrja është më e ulëta në vend, me vetëm 23.85%, ose 31,439 votues, që kanë votuar deri në orën 15:00.

Sa zgjedhës kanë votuar deri në orën 15:00? KQZ publikon

Pjesëmarrja në qarqet e tjera paraqitet si më poshtë:

Berat: 19,810 votues – 31.84%

Durrës: 61,753 votues – 30.51%

Elbasan: 44,593 votues – 33.67%

Fier: 54,110 votues – 33.83%

Gjirokastër: 15,793 votues – 30.90%

Korçë: 51,648 votues – 32.61%

Lezhë: 16,390 votues – 32.04%

Shkodër: 31,016 votues – 28.61%

Lini një Përgjigje