TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 15:20

Berisha mesazh urgjent komisionerëve: Mos veproni emocionalisht në rast parregullsish, zbatoni ligjin

Shkruar nga Pamfleti
Berisha mesazh urgjent komisionerëve: Mos veproni emocionalisht në
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dërguar një mesazh “për shpërndarje urgjente” drejtuar komisonerëve të PD-së në të gjithë vendin.

Berisha i bën thirrje atyre të veprojnë sipas ligjit në rast parregullsish dhe të mos përfshihen emocionalisht. Mesazhi i Berishës, vjen pas raportimeve për konflikte brenda Qendrave të Votimit, dhe veçanërisht pas arrestimit të një militanti të PD-së në Pogradec pasi goditi me grusht një komisioner të PS-së.

'Mesazh për shpërndarje urgjente për të gjithë komisionerët tanë.

Së pari, përshëndetjet më të përzemërta për secilin prej jush, ëngjej të vërtetë të fitores tonë!

Në rast parregullsish koordinatori i sigurisë dhe anëtarët e komisionit duhet të zbatojnë ligjin i cili përcakton:

1) Të evidentojnë tek procesverbali i shënimeve çdo gjë që konstatojnë.

2)Të njoftojnë KZAZ përkatëse për çdo gjë

3)Të njoftojnë policinë për ndërhyrje në qëndrën e votimit,

4) Të ndërpresin procesin deri në stabilizimin e parregullsive.

Të veprojnë vetëm ligjërisht dhe jo emocionalisht.

Pra ligjin, ligjin dhe vetem ligjin!

Shqiperia Madhështore.

Fitore!

Sali Berisha', thuhet në mesazh.

Lini një Përgjigje