Orjola Pampuri nga partia Demokratët Euroatlantikë, ka dhënë një mesazh të qartë për qytetarët në ditën e zgjedhjeve, duke i ftuar të votojnë me ndërgjegje të lirë dhe pa frikë.
"Ne votuam . Vota juaj vendos të ardhmen e brezave të ardhshëm. Me votën tuaj mund të bëni ndryshimin," shprehet Pampuri.
Ajo theksoi se askush nuk e sheh apo e kontrollon votën e qytetarëve, duke i inkurajuar të shprehin lirshëm vullnetin e tyre në kuti.
"Votoni të lirë, shprehni vullnetin tuaj, bëni më të mirën sot, që e nesërmja të jetë më e mirë.", tha ajo.
Lini një Përgjigje