
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 është 38.42%, duke shënuar një rënie prej rreth 5.4% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ku pjesëmarrja ishte 43.8% në të njëjtën orë.
Qarqet me pjesëmarrjen më të lartë:
Dibra: 47.01%
Tirana: 43.56%
Kukësi: 42.63%
Qarqet me pjesëmarrjen më të ulët:
Vlora: 27.22%
Shkodra: 32.87%
Gjirokastra: 34.39%
Në veçanti, Vlora shënon pjesëmarrjen më të ulët, e cila mund të jetë ndikuar nga zhvillimi i garës çiklistike 'Giro d’Italia' në qytet, që ka shkaktuar bllokime të qarkullimit.

Lini një Përgjigje