
Në një vizitë të papritur në Prokurorinë e Fierit, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka dhënë një deklaratë domethënëse lidhur me rëndësinë e procesit zgjedhor dhe rolin e institucioneve shqiptare.
Ai theksoi se nuk ndodhet në vend për vëzhgim formal zgjedhor, por për të ndjekur nga afër ecurinë dhe bashkëpunimin mes strukturave shtetërore, veçanërisht në një ditë kyçe pas çeljes së negociatave me BE-në.
“Kjo është ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, në veçanti pas çeljes së negociatave. Unë sot nuk po bëj vëzhgim zgjedhor. Unë po shikoj sesi po ecin zgjedhjet. Zgjedhjet e sotme janë shumë të rëndësishme. ODIHR po vëzhgon zgjedhjet dhe ata më pas do japin gjetjet dhe rekomandimet e tyre. Sapo kam arritur në qarkun e Fierit. Unë doja të takohesha me SPAK, për të parë punën që po bëjnë. Po vëzhgoj sesi po ecën puna e bashkëpunimit mes institucioneve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Marrëveshja e bashkëpunimit institucional po ecën mirë. Incidentet do të hetohen nga institucionet e vendit. Erdha në Fier, që mos të mbetëm në Tiranë. Isha në Durrës isha, sepse kishte informacione për bandat, kishim informacione edhe për bandat në Fier dhe erdha këtu”, tha ai.
Lini një Përgjigje