
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka paralajmëruar se mund të ketë masa për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga personat nën 16-vjeç.
Deklarata e tij u bë nga Durrësi, pas një takimi me krerët e policisë në këtë qark. Ai u pyet mbi vetëvrasjen e Bedrie Lokës, si pasojë e bullizmit në Tik Tok. Balla tha se rasti i saj nuk është harruar dhe do merren masa sa i takon përdorimit të rrjeteve sociale.
“Ky është një diskutim që nuk do të kthehet më mbrapsht dhe nuk do të lihet më në sirtar. Bën pjesë në prioritetet e mia, sa i përket mbrojtjes së jetës private të qytetarëve. Sa i takon mbrojtjes kryesisht të fëmijëve dhe të rinjve nga fenomene si bullizmi, por bullizmi nuk po njeh moshë. Jam njohur sot me një iniciativë të ndërmarrë nga një prej shteteve të SHBA, në Florida, për të vënë kufizime në përdorimin e rrjeteve sociale, pra për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç. Mendoj që është një ide e mirë. Qytetarët të referojnë çdo problem me rrjetet sociale në polici. Në Durrës ne kemi një seksion të posaçëm", tha Balla.
Lini një Përgjigje