TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2024, 19:23

Etika përjashtoi 19 deputetë të opozitës, Berisha: Provokim i rëndë dhe shuplakë ndaj pluralizmit!

Shkruar nga Pamfleti

Etika përjashtoi 19 deputetë të opozitës, Berisha: Provokim

Nga dritarja e banesës së tij, ku qëndron prej 30 dhjetorit në arrest shtëpie, Sali Berisha reagoi dhe për përjashtimin nga Kuvendi të 19 deputetëve të opozitës, të cilët shkaktuan incidentet gjatë javës së fundit në komisione, por edhe në seanca.

Berisha e cilësoi këtë vendim si të turpshëm dhe një akt diktatorial frike që kërkon të shuajë zërin opozitar.

Ai shtoi se aksioni opozitar bëhet për të mbajtur të gjallë shtetin pluralist dhe demokratik, i cili sipas tij rrezikohet nga qeverisja Rama.

Sot, parlamenti Rama-Linda, parlamenti i turpit që nuk ka ekzistuar kurrë që nga koha e diktaturës, përjashtoi në një akt turpi, në një akt të mirëfilltë diktatorial, në një akt të vërtetë frike, 19 deputetë, përfaqësues të popullit opozitar, përfaqësues tuaj, vetëm e vetëm se ata po qëndrojnë siç po qëndroni ju këtu në emër të të vërtetës.

Po qëndrojnë në një betejë me të cilën duan të sjellin para jush në dritën e diellit, të gjitha krimet e shëmtuara, vjedhjet monstruoze të Edi Ramës. Po qëndrojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre kushtetuese, që janë edhe të drejtat tuaja.

Sot, Linda e parlamentit, një turp i gatshëm për të shkatërruar Shqipërinë për Edi Ramën, zbatoi urdhrin e padronit të saj Edi Rama dhe përjashtoi njësoj si të ishte Bjellorusia e Lukashenkos, edhe aty nuk ndodh kjo, 19 deputetë, përfaqësues të popullit opozitar. Ky është një akt, një provokacion i rëndë për çdo qytetar që i beson pluralizmit.

Atyre që rëndom në mënyrë të neveritshme shtrojnë pyetjet se përse po bëjnë këtë në parlament, u them këtyre mjeranëve se një deputet në SHBA mund të bllokojë pa u përjashtuar ditë të tëra parlamentin. Ajo që po bëjnë deputetët në parlament është kjo që po bëni ju këtu, po mbroni të vërtetat, po shprehni të vërtetat", tha ai. 

berisha opozita

Lini një Përgjigje