
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është revoltuar me vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës nga punimet e seancave plenare për disa ditë.
Përmes një lidhjeje në Euronews Albania, Korreshi është shprehur se mazhoranca nuk do t’ja dijë për rezolutën e Parlamentit Europian.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe nuk është dëgjuar asnjë nga shqetësimet e opozitës lidhur me komisionet hetimore parlamentare, apo edhe shqetësime të tjera.
“Jemi dënuar sot. Fakti është që do të rrinë pa opozitë. Jo vetëm që nxorëm rezolutë në lidhje me këtë, por këta me rezolutën e PE mendër fshijnë… nuk e di çfarë fshijnë këta, pjatat, tiganët.
Nuk ka mundësi, Doli rezolutë, e futëm në rezolutë. Ishin një pjesë e amendamenteve të votuara në Parlamentin Europian.
Qoftë edhe nga mazhoranca, shqetësimet që kemi ne me komisionet hetimore, shqetësimet që kemi me opozitën, dënimet me opozitën. Që nga kthimi jonë atje para një jave, nuk ka pasur asnjë takim”, tha Korreshi.
Lini një Përgjigje