TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 16:37

Pak minuta para protestës, Xhaferri jep detaje: Do rrethojmë Kryeministrinë, nuk ndalemi!

Shkruar nga Pamfleti
Pak minuta para protestës, Xhaferri jep detaje: Do rrethojmë
Besart Xhaferri

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka ndarë detaje pak minuta para protestës, ku tha se do të jetë një "mbledhje e jashtëzakonshme" e qytetarëve.

Xhaferri theksoi se qytetarët nuk do të ndalen derisa të arrijnë objektivin e tyre final. Sipas tij, protesta nuk ka një skenar të paracaktuar.

“Ne nuk do ndalemi derisa Shqipëria të ketë një qeveri tranzitore që do krijojë kushtet e duhura, të denja, europiane për një garë elektorale,” u shpreh ai për Syri Tv.

Duke iu referuar rolit të të rinjve, Xhaferri pranoi se Shqipëria është shpopulluar prej tyre, duke e quajtur emigrimin një formë proteste me anë të largimit.

Ai konfirmoi se protestat do të jenë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, duke kulmuar me "zaptimin e atij bulevardi dhe rrethimin e asaj godine derisa kjo qeveri të rrëzohet".

“Patjetër që do jetë një mbledhje e jashtëzakonshme e të gjithë qytetarëve të lirë që do, do vijnë dhe do zbresin në atë bulevard. Do e zaptojnë atë bulevard dhe patjetër që do i dërgojnë dhe sinjalet që duhet dërguar një regjimi. Skenar një protestë asnjëherë nuk e ka të paracaktuar, se përndryshe nuk është më protestë. Protesta është fluide, është e lirë, është e njerëzve të lirë dhe patjetër që Edi Rama sot do marri mesazhin e qartë që Shqipëria ka zot. Dhe zot të Shqipërisë janë qytetarët e Shqipërisë, të cilët kanë vendosur që asnjë pëllëmbë toke e këtij vendi mos të falet për arsye apo afera personale.

Asnjë oreks personal për t'u amnistuar nga drejtësia mos të lejohet dhe mbi të gjitha të kërkojmë që ky pushtet të përmbyset një orë e më parë sepse na ka përmbysur neve për fat të keq. Këto 13 vite na ka shpopulluar, na ka ndarë për së gjalli nga të dashurit tanë, na ka varfëruar, na e ka bërë të pamundur të bëhemi me një çati mbi kokë, na e ka bërë të pamundur të punësohemi në punë normale që të ndërtojmë jetën tonë, na ka bërë të pamundur të jetojmë jashtë Tiranës dhe të kemi mundësinë për të çuar fëmijët tona nëpër shkolla, kopshte, çerdhe, gjimnaze, na ka bërë të pamundur dhe në lagje të ndryshme të Tiranës ku jetojmë, të çojmë fëmijët në këto shërbime, dhe çdo gjë shkon zi e më zi.

Tani, shumë veta mund të thonë që po ju keni bërë shumë protesta dhe nuk ja keni arritur. E vërtetë është që po, nuk ja kemi arritur akoma. Dhe jemi të bindur që do ja arrijmë. Dhe do ja arrijmë sot, do ja arrijmë nesër, do ja arrijmë në javët në vazhdim, do ja arrijmë muajt në vazhdim, sepse ne nuk do ndalemi derisa Shqipëria të ketë një qeveri tranzitore që do krijojë kushtet e duhura, të denja, europiane për një garë elektorale nga ku do burojë një qeveri që do mirëqeverisi dhe jo nga farsa elektorale që buron një qeveri që kërkon me keqqeverisje të fitojë përsëri pushtetin.

Patjetër që do jenë të rinjtë dhe vullneti i të rinjve është i pari që duhet të ndryshojë situata. Por ka një problem të madh që Shqipëria është shpopulluar nga të rinjtë. Të rinjtë janë protestuar me ikjen e tyre. Tani është koha që mos protestojnë më me ikjen e tyre por të protestojnë me ikjen e Edi Ramës. Patjetër që do ketë protesta të vazhdueshme, të qëndrueshme dhe patjetër që ne do kulmojmë me zaptimin e atij bulevardi dhe moslëshimin e atij bulevardi dhe rrethimin e asaj godine derisa kjo qeveri të rrëzohet.

Qeveri tranzitore. Kjo është kërkesa e të gjithë shoqërisë shqiptare. Në mënyrë që njerëz si Ergys Agasi, njerëz si Belinda Balluku, njerëz si Ilir Beqaj, njerëz si Arben Ahmetaj po ashtu, që sot mund të pretendohet është i penduar, por aspak. Duhet të vijë të dorëzohet, të rrëfejë krimet e tija dhe të thotë si ka bashkëpunuar Edi Rama me krimet e tij. E kështu me radhë. Njerëz të tillë nuk duhet t'i rikthehen më qeverisjes dhe institucioneve shqiptare. Sepse të gjithë pushteti buron nga taksapaguesit. Dhe nëse taksat e shqiptarëve keqpërdoren, atëherë ai pushtet nuk është më legjitim.”-u shpreh ai.

 

besart xhaferri pd protesta

Lini një Përgjigje