TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2025, 17:24

Pak ditë pasi mori detyrën, ministri i ri i Drejtësisë takim me kreun e SPAK; zbardhen detajet

Shkruar nga Pamfleti

Pak ditë pasi mori detyrën, ministri i ri i Drejtësisë takim

Ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka zhvilluar një takim kreun e SPAK, Altin Dumani.

Lamallari, përmes një postimi në Facebook, sqaron se ndau me kreun e SPAK prioritetet e ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian.

Ministri shkruan se konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe vijimi i mbështetjes për Reformën në Drejtësi mbeten prioritetet e tij.

Mirëprita sot në një takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Z. Altin Dumani.

Ndava me të prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian. Shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane.

Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe vijimi i mbështetjes për Reformën në Drejtësi mbeten prioritet absolut i qeverisë shqiptare! ”, shkruan Lamallari.

 

Lini një Përgjigje