TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2025, 15:24

“Diellës do i dalë tymi shumë shpejt”, Shehi kritika edhe për opozitën: Përplasjet dhe rrëmujat në Kuvend, i shërbejnë Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

“Diellës do i dalë tymi shumë shpejt”, Shehi kritika

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi duke komentuar zhvillimet politike në vend, ‘kritikoi’ sjelljen e opozitës në seancën e parë plenare, ndërsa shtoi se duhet të përqendrohet te puna, teksa shtoi se Rama pret vetëm këto situata.

Si një ish-deputet, deputet i vjetër, për këtë luftën që bëjnë, them se është normale. Opozita duhet të respektohet. Këto komisionet e sajuara, për t’i bërë qefin këtij apo atij….Duhet të ushtrojë opozita detyrën e saj në komisione, pasi qeverinë e ka maxhoranca. Ndërkohë, sherri dhe debati në Kuvend është i kot, pasi i bën qefin qeverisë. Do ishte mirë që ky program të lexohej. Kjo punë nuk po tërheq qytetarët. Këta e fillojnë me këmbën e mbrapsht. Se Rama atë punë do", tha ai. 

Sa i takon ministres "Diella", shehi theksoi se e gjitha është propagandë të cilit mund ti dalë tymi shumë shpejt.

"Duke u ndalur te ministrja më e re e kabinetit qeveritar, Diella, Shehi theksoi se bota bën tendera me miliarda, dhe jo me diellën. Mes të tjerash ai tha se gjithçka është propagandë. “Ne qenkemi para atyre? Ky është një element propagandë dhe nuk është çudi që do t’i dalë tymi shumë shpejt. Mund t’i japë nja dy tendera Diellës dhe mund t’i dalë keq”, tha ai në një intervistë për News24.

Lini një Përgjigje