TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2025, 12:58

"Erion Veliaj të dëgjohet para Këshillit!", Sali Berisha sfidon Ramën: Nëse s’ke frikë, lërë të flasë!

Shkruar nga Pamfleti
"Erion Veliaj të dëgjohet para Këshillit!", Sali
Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë thirrje Edi Ramës dhe Këshillit Bashkiak që kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të lejohet që të flasë në mbledhjen ku do të votohet për shkarkimin e tij.

Sipas Berishës, nëse Rama nuk ka frikë duhet të lejojë që Veliaj të jetë i pranishëm në këtë mbledhje.

"Erion Veliaj është atje ku është. PD ka denoncuar krimet e tij me 47 protesta të adresuara direkt kundër tij. Ajo se ka bërë kurrë këtë për problemet e mëdha sherret e brendshme politike që ka pasur me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.

Në bindjen time më të thellë, ai është përgjegjës direkt për zhdukjen e 130 mln eurove të djegësit të Tiranës bashkë me Ramën dhe Lubi Ballukun, do mbetet në turpin më të madh, krimin më të shëmtuar akti i Altin Troplinit për djegësin e Tiranës që lëshuan urdhër arresti ndaj një ministri që e kishte kundërshtua 5 herë djegësin, dhe nuk morën në pyetje Ramën e Lubi Ballukun se ku shkuan paratë.

Pra, kjo është e vërteta. Erion Veliaj po dënohet për gardërobën, vjedhjet që kanë bërë familjarët. Mos ju duket gjë e vogël.

Ajo që kërkojmë ne është që Erion Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak, këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar shkarkimin e tij dhe vota është automatikisht për shkarkimin. Nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj për krimet e tij ta lërë të flasë.

Ky është rregulli.", tha Berisha.

sali berisha erion veliaj

Lini një Përgjigje