TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2025, 12:14

"Martesat do i bëjmë online", Rama tregon eksperiencën: Divorcet nisin me mesazhe në telefon dhe formalizohen në gjykatë

Shkruar nga Pamfleti
"Martesat do i bëjmë online", Rama tregon eksperiencën:
Edi Rama

Kryeminstri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e platformës Startup Albania, ku foli lidhur me ecurinë dixhitale të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal tek mundësinë qe vendi ynë të ofrojë shërbimin e martesave online.

Ai theksoi se nuk e kanë realizuar sepse duhen dëshmitarë, por shtoi se është në vizion e tij dhe mund të realizohet.

“Ende nuk kemi zgjedhur problemin e martesave online. Kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qene se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë”, tha Rama.

Pas kësaj profesori amerikan William P. Barnet. pyeti kryeministrin Rama: “Po divorcet mund t’i bëni?

Më tej me batutë, kryeministri tha se martesat online janë më të vështira se divorcet online.

“Besoj forte se divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta se sa martesa, sepse bëhen në whatsapp pastaj formalizohen në sallën e gjyqit. Këto janë bekime që mundësohen nga teknologjia”, tha Rama.

martesa online edi rama

Lini një Përgjigje