TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2025, 11:28

Pse Erion Veliaj kërkon të sfidojë Edi Ramën në Këshillin Bashkiak?

Shkruar nga Pamfleti
Pse Erion Veliaj kërkon të sfidojë Edi Ramën në
Edi Rama dhe Erion Veliaj /

Veliaj sfidon hapur nga paraburgimi, duke refuzuar të dorëzohet, ndërsa Rama shton presionin mbi këshilltarët socialistë për ta rrëzuar; përplasja po kthehet në betejë politike që mund të tronditë të gjithë mandatin e katërt...

Erion Veliaj ka bërë të ditur se kërkon të jetë i pranishëm të martën në Këshillin Bashkiak, ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të bashkisë.
Një gjë e parealizueshme, pasi ai ndodhet në paraburgim pikërisht për të mos pasur mundësinë të ushtrojë detyrën që i është dhënë nga qytetarët e Tiranës me mbi 160 mijë vota.

Veliaj e di mirë këtë fakt, por kërkesa e tij është një sfidë direkte ndaj presionit që Edi Rama ka ushtruar mbi këshilltarët bashkiakë të PS-së të mërkurën, kur i mblodhi në selinë e partisë dhe u tha se kush nuk voton pro shkarkimit, nuk ka më vend në Partinë Socialiste.
Mësohet se më shumë se gjysma e këshilltarëve socialistë nuk janë të gatshëm të votojnë për shkarkimin e kryetarit, dhe Rama e di mirë këtë, pasi i njeh emër për emër. Prandaj u ka bërë presion.

Në takimin në selinë e PS-së nuk pati votim; thjesht të gjithë të pranishmit firmosën një shkresë të përgatitur nga juristët e Edi Ramës.

Veliaj ka dalë me një sfidë të hapur, që u drejtohej qartësisht këshilltarëve, të cilët i ka pasur bashkëpunëtorë, por edhe vetë Ramës, duke i bërë të ditur se nuk do të mbajë kokën ulur ndërsa ai përpiqet ta bëjë kurban.
Natyrisht, Veliaj nuk mund të shkojë në Këshillin Bashkiak me forcë, pasi ndodhet në paraburgim, por qëndrimi i tij i ashpër është një mesazh i hapur për Ramën: një dorashkë e hedhur për duel. “O unë, o ti!”

Erioni nuk ka më pushtet real, pasi ia ka marrë Rama. Ajo që i ka mbetur është fjala, ndoshta edhe dokumente që mund të jenë “minë me sahat” për Ramën dhe që rrezikojnë të shpërthejnë gjatë mandatit të katërt.

Rama nuk i ka kërkuar dorëheqjen Erion Veliajt, dhe këtë e ka theksuar edhe vetë kryebashkiaku, duke sqaruar se nëse nuk do të ishte i mbyllur e i marrë peng, ndoshta do të pranonte një zgjidhje politike. Por në këto kushte, jo. Kryeministri nuk kërkon dialog, por thjesht imponim: ta frikësojë dhe ta detyrojë të dorëzohet.

Veliaj ka bërë të qartë se jo vetëm nuk do të dorëhiqet, por se shkarkimi i tij nuk është i realizueshëm. Ndërkohë, kërkesa e tij për të qenë i pranishëm në sallën e Këshillit Bashkiak pritet ta destabilizojë Ramën dhe ta shtyjë të rrisë presionin mbi këshilltarët që nuk janë të bindur. Nga ana tjetër, Rama e di se çdo lëvizje e tij është e vëzhguar.

Kryeministri po kërkon një marrëveshje me Veliajn, ashtu siç ka tentuar që në fillim. Por këtë herë kryebashkiaku nuk pranon, pasi duket se ka zgjedhur të nisë betejën direkte me Ramën. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë përplasja e tyre do të jetë një zhvillim shumë i rëndësishëm, ndoshta edhe shtysa që mund të rrëzojë Edi Ramën bashkë me “ministreshat” e tij./Pamfleti

këshilli bashkiak erion veliaj edi rama

3 Komente

  1. T
    Taqua

    Pushka Top Erionit. Shefi ka perfunduar ne sistem Diellash, Pilincesh e Salehesh kunder cdo ideje kapitalizmi social. Pra perfaqeson vetem interesa klientesh pazarxhinj e jo mbrojtje interesi publik. Me Balluke e Gonxhe jo ne evrope por askund nuk shkon vendi.

    1. R
      Romeo juristi i njohur

      Veliaj, nuk ka asnjë vote jo 160 mije vota. Sto janë votat e Partisse Socialiste, nuk jane votat e zdromsit. Zdromsi le të dale me logon e G99 siç e provoi njëherë dhe të shikoje sa vlen. Zdromsin e shiten edhe te tijet, si Elisa e Don Kishotit, Mazniku i restorantit, Fuga i medias, Rolandi dhe Olsi të KPK etj.etj. Larg qifte mos e ka shitur edhe Arjola... Lerini perrallat me 160 mije vota, Zdromso.

      1. P
        Pun kurvash

        Ε ra Ramadura prej fikut, tjetri dot jetë më mut sa au qe iku

        Lini një Përgjigje