TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2025, 11:12

PS ndan deputetët në Komisione, PD nuk çon emrat; Peleshi merr rolin e “negociatorit”

Shkruar nga Pamfleti

PS ndan deputetët në Komisione, PD nuk çon emrat; Peleshi merr

Rregullorja e re e Kuvendit, e cila kundërshtohet nga opozita, vijon të mbajë të bllokuar funksionimin e Komisioneve Parlamentare.

Ndërsa socialistët në një mbledhje grupi kanë miratuar shpërndarjen e deputetëve në 11 komisionet e përhershme, demokratët dhe aleatët e saj nuk kanë depozituar në Kuvend emrat e drejtuesve të 4 komisioneve si dhe ato të zv.kryetarëve në 7 komisionet që do të drejtohen nga mazhoranca.

Mosplotësimi i Komisioneve Parlamentare duket se ka krijuar ngërç në konstituimin e plotë të strukturave të Kuvendit.

Duket se kjo situatë ka bërë që Niko Peleshi, kreu i Kuvendit, të thërrasë një takim të kryetarëve të Grupeve Parlamentare, në një përpjekje për të zgjidhur ngërçin.

Por në anën tjetër, opozita kërkon shkarkimin e Peleshit me pretendimet se ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit në seancën e fundit parlamentare, ku u miratua Qeveria e re dhe program i saj, në një seancë që kaloi në kaos, pas protestës së opozitës.

Gjithashtu opozita ka deklaruar se do të çojë në Kushtetuese ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, e cila ndryshon strukturën e Parlamentit.

Mbledhja e thirrur nga Peleshi ka dy pika në rendin e saj që ka të bëjë me miratimin e propozimeve për anëtarët e Komisioneve Parlamentare, por edhe anëtarëve zëvendësues në këto komisione. 

 

Lini një Përgjigje