TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2025, 13:55

Sherri në Kuvend, "çmendet" deputeti i PD: Ata meritojnë jo vetëm librat, por karrigen në kokë

Shkruar nga Pamfleti
Sherri në Kuvend, "çmendet" deputeti i PD: Ata
Kaosi në Kuvend gjatë senacës së 18 Shtatorit

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi duket se është penduar pas sherrit në seancën e 18 Shtatorit për veprimet e opozitës.

Ai thotë se mira do të ishte që opozita mos t’i bënte veprimet që u panë në seancë plenare, por shtoi se mazhoranca meriton jo vetëm t’u hedhësh librat, por edhe karriget.

“Mirë do të ishte të mos bëheshin veprimet me hedhje librash apo bidonash. Ata meritojnë jo vetëm librat, por edhe karrigen ta marrësh e t’ia hedhësh në kokë të gjithëve, por ne nuk duhet t’u japim atyre shkak. Ata pretekst duan që ta shesin te opinioni se opozita bën veprime të pahijshme, në shkelje të rregullores, dhe prandaj marrim masa.

Ne e dimë mirë që Rama nuk e pranon përballjen sepse nuk ka argumente dhe gjithmonë do të gjejë mënyra për të provokuar opozitën. Por, vendoseni veten pak në vendin e opozitës. Çfarë mund të bësh kur të vendosin në shpatulla pas muri dhe duhet të reagosh. Nëse nuk reagojmë, i bie që të ikim farë nga Parlamenti dhe po ikëm nga Parlamenti, jemi prapë fajtorë se e braktisim Parlamentin. Ne argumentojmë shkeljet e Kushtetutës, por ata vazhdojnë me arrogancën e tyre dhe me fuqinë e kartonit. Ato janë momente reagimi, me të drejtë, të disa deputetëve. Nuk është vendim i grupit parlamentar, janë veprime emocionale të detyruara nga mazhoranca. Nuk ishte rënie në kurth, nuk ishte as programim i grupit parlamentar të opozitës sepse ishim përgatitur për të shfrytëzuar 10 minutat që kishim secili si deputet”, shtoi deputeti demokrat i ftuar në studion e “Puls”. 

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Gjoditjet e Bazmend Bardhit për nga paria e rilindjes me municion kushtetutën dhe rregulloren e kuvëndit janë një aktrim i mirë dhe i domosdoshëm për situatën. Kush është regjizori i çfaqes? Kush është skenaristi? Në kafenetë e Tiranës patronazhistë lëvdojnë 'lexhendën' dhe 'bablokun'.Nëse nuk do qe gjetur kjo zgjidhje, deputetët do ziheshin ngushtë. Me çfarë ti mbushnin 10 minutat që kishin në dispozicion? Të pështynin poshtë keq, të pështynin lart akoma më keq. Ti nxirrnin 'bishtra' njeri tjetrit? Bishtrat hiqen osh si bisht dhelpre. Ndaj më mirë me një turp se me dy turpe. Pranojmë që e tepruam pak , se na i futi Bardhi si njeriu i Bablokut, se sa të qisnim lëveret e palara në treg. Qytetarët nuk u informuan se çfarë surpriza ju ofronte pllani 4- vjeçar i zhvillimit . Por hap pas hapi do njihen me surpriza të tjera që ju ka rezervuar historia, hajdutëve halldupëve hajnave demagogëve dhe të pacipëve.

    Lini një Përgjigje