TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2025, 13:20

Nga mbyllja e Parlamentit për mediat, te lidhjet e deputetëve me krimin; Berisha zbulon aksionin e opozitës

Shkruar nga Pamfleti
Nga mbyllja e Parlamentit për mediat, te lidhjet e deputetëve me
Sali Berisha

Sali Berisha ka vijuar nga selia e PD pretendimet për mbylljen me dhunë të Parlamentit, me qëllim që qytetarët të mos informoheshin për abuzimet dhe lidhjet me krimin brenda mazhorancës.

“Parlamentin e mbylli Edi Rama me Niko Peleshin që donin me çdo kusht që shqiptarët të mos njiheshin me vjedhjet dhe shpërdorimet monstruoze të Edi Ramës, familjes dhe ministrave të tij,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se në themel të ndërprerjes së seancës parlamentare qëndronin përpjekjet për të fshehur lidhjet e krimit me deputetët dhe ministrat e qeverisë.

Duke e cilësuar situatën si “një betejë në vazhdim”, Berisha njoftoi se opozita do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm institucionalë për të kundërshtuar atë që e quan “shkelje të kushtetutës”, përfshirë një mocion mosbesimi ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili, sipas tij, do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Berisha u shpreh se protesta do të jetë forma kryesore e veprimit të opozitës në ditët në vijim. 

“Ju garantoj se protesta, dhe vetëm protesta, është rruga e vetme që ka opozita për t’i imponuar këtij narkoregjimi ligjin dhe kushtetutën,” përfundoi ai.

aksioni i opozites sali berisha

2 Komente

  1. A
    Agushkari

    pirdh o Salih pirdh ke 34.vjet qe mban peng PD duke e kthyer ne SHQUP

    1. A
      Agushkari

      pirdh o Salih pirdh ke 34.vjet qe mban peng PD duke e kthyer ne SHQUP

      Lini një Përgjigje