
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, duket se ka nisur spastrimin. Vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës, Koçiu ka shkarkuar zv.ministrin e Brendshëm Andi Mahila, një emër i njohur që mbante këtë post prej janarit 2021.
Mahila si zëvendës ministër kishte përgjegjësi për fushën e Emigracionit dhe Azilit, fushë e cila u kritikua nga kryeministri Rama kur prezantoi Koçiun.
Aktualisht nuk dihet nëse kritikat e Ramës janë arsye për shkakrimin e tij. Kjo pasi në disa media po flitet se Koçiu i ka propozuar qeverisë shkarkimin e zëvendësministrit Andi Mahila, për shkak të një denoncim qytetar, i cili ka raportuar se Mahila ishte fotografuar duke konsumuar cigare brenda një ambienti të mbyllur. Një veprim ky në kundërshtim me ligjin që ndalon pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura publike.
Pas verifikimit të rastit, mësohet se ministrja Koçiu propozoi lirimin e tij nga detyra, vendim që më pas u miratua nga qeveria.
Sa te jete ne detyre zj Bici,IKMT nuk do te keshe mbaresi zj Ministre..8 vendime gjykate kemi dhe jemi pa rruge..tre vendime i ka marre IKMT,Nje vendim KRRT,dhe 4 Gjykata me 21 gjyqtare dhe zj Bici nuk don me ja dite...