
Kalon në Mbledhjen e Gjyqtarëve padinë e qeverisë...
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese e kaluar çështjen "Balluku" në Mbledhjen e Gjyqtarëve.
Pas vendimit të GJKKO për pezullimin e zv/kryeministres nga detyra, pati një ankimim në Kushtetuese nga ana e qeverisë, ku kryeministri pretendon se vendimi i gjykatës është antikushtetues, pasi ka ndërhyrë në kompetencat e tij.
Gjykata u mblodh fillimisht të enjten e javës që lamë pas, por mbledhja e Kolegjit u shty për sot. Mësohet se në Kolegjin e Gjykatës nuk ka patur unanimitet dhe dosja ka kaluar për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve, ku do të vendoset për kalimin në seancë dhe nëse do të pranohet kërkesa e dytë e qeverisë, ajo e pezullimit të vendimit të GJKKO deri në marrjen e një vendimi final nga ana e kësaj gjykate.

Në kërkesën e dërguar në Kushtetuese Këshilli i Ministrave thotë se vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit: kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.
“Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton Këshilli i Ministrave.

Sipas qeverisë, Belinda Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së qeverisë gëzon të drejtat si deputete.
Qeveria në argumentet e saj i referohet nenit 103 të Kushtetutës, ku shprehimisht thuhet:
1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.
2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.
3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit. /Pamfleti
Pse per nje kryeqelbesire, hajdut, kriminel, i shitur ne Serbi fshati i gruas nuyk merren masa te areestohet e te mos pranohet ne parlament kur ka ceshtje te hapura e ne kerkon kurveria gjykate te hoiqet kjo hajdutka e vogel e grekut? Te trajtohen te gjithe te barabarte. Pse njeri eshte mjalte e tjetri mut!? Cfare them dhe une, tere Shqiptaret jane per tu futur ne burg ose lerini te lire te dalin lakuriq pa breke. Kesaj i thone zgjidhni e merrni.
Pse SPAK dhe GJKKO nuk kërkoi arrest shtëpie për Znj.Belinda Balluku?Kush është: "interesi shtetëror e shoqëror që 800 projektet me rëndësi kombëtare" ti përçkëndoi Belinda Balluku e identifikuar nga GJKKO si hajdute. Pas saj dhe para saj qëndrojnë interesat e grupacioneve të boshtit ortodoks, Rusi-Serbi-Greqi- Qipro dhe Izrael, haptazi në konflikt i interesi me ato të Kombit Shqiptar. Dhe mbi të, shkëlqen shefi i saj, i cili luan lojën: 'hapa dollapa, kush është fshehur mbrapa'?
Nuk e ka gjykata kushetuese kete ceshtje
Kjo Marsida Xhaferrlari eshte bashkejetuese e Alibeaj, dmth presin kocken nga Rama! Dyshime kam dhe per kete Sander Beci, me sa kuptoj Balluku kthehet ne detyre sot nga keta! US Embassy keep notes, here are 2 names against US and people of Albania! They are shameless..ban them to not enter US for life!