TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Dhjetor 2025, 22:44

“Berisha po luan me nervat e demokratëve”, Nikoll Lesi: Opozitë e mbaruar, kanë mbetur me 200 vetë

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha po luan me nervat e demokratëve”, Nikoll Lesi:

Gazetari dhe analisti Nikoll Lesi, u shpreh se opozita nuk ngjall shpresë se mund të rrëzojë Edi Ramën. Ai tha se se Berisha po luan me nervat e demokratëve duke dalë me 200 vetë në shesh, në takimet që i quan "Foltore".

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lesi u shreh se një qeveri mafioze, sikundër e quajnë këtë të Edi Ramës, rrëzohet me turma të mëdha.

“Nikoll Lesi: Opozitë që nuk ngjall besim, luajnë me nervat e demokratëve. Thonë se qeveria është e korruptuar dhe mafioze, kjo përballohet me turmë të madhe. Populli nuk del, me 200 vetë… Çfarë opozite është kjo? Si ta rrëzojë Ramën kjo? Është opozitë e mbaruar. Nuk ka lidership. Kjo foltore i shërben doktorit për zgjedhjet e partisë, që mbyll çdo zë. Në vend të thoshte do të gjejmë figurë të re që të kandidojë…

Një vend që nuk ka opozitë seriozë dhe të besueshme ka probleme. Në 2004-2005, ishte PD opozitë por kishte frymëzim. Ne mbajmë mend në 1999 që ishte lufta e Kosovës, bënë thirrje gazeta Albania dhe Koha Jonë, u mbush plot sheshi Skënderbej. Doktori me 200 veta? Si do të vijë në pushtet?

Ku janë ato 500 mijë qe votuan për PD,? Nuk kanë besim te doktori që i sjell në pushtet. Me këtë gjendje që është PD, po të ikë doktori, shkërmoqet, por me doktorin nuk vjen në pushtet. Doktori duhet ta hapë vetë rrugën”, tha Lesi.

Lini një Përgjigje