TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Dhjetor 2025, 22:31

Abilekaj: Rama mezi po mbahet, opozita po tregon se nuk e rrëzon dot

Shkruar nga Pamfleti

Abilekaj: Rama mezi po mbahet, opozita po tregon se nuk e rrëzon dot

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për "mesazhet" që i erdhën qeverisë nga Washingtoni, pasi në dy urimet për pavarsinë, përmendej lufta kundër trafikut të narkotikëve. Abilekaj tha se "qeveria mezi po mbahet", por opozita me Foltoret që ka nisur, me shumë pak mbështetës, po tregon se nuk ka kush ta rrëzojë Ramën.

"Është e vështirë për një opozitë që humbet zgjedhjet nga 2013 deri sot, që të frymëzojë pa ndryshuar lidershipin. Në një qeverisje që kontrollon çdo pushtet, është e vështirë në çdo vend të botës, që të ketë njerëz që i bashkohen dhe nuk kanë frikë të dalin në protestë. Opozita nuk është aq komode dhe e lehtë. Nuk kanë kushtet optimale që opozita të jetë në kulmin e vet dhe nuk e shfrytëzon. Duke e treguar vetë që është keq, nuk bën asgjë të mirë për të goditur qeverinë, për të dhënë mesazhin që kjo qeveri mund të rrëzohet.

Na vijnë dy mesazhe nga SHBA, të dyja flasin për trafiqet e drogës në urimin për pavarësinë. Rubio thotë do të bashkëpunojnë me institucione ligjzbatuese për trafikun e drogës. Të urosh një vend me këto fjalë është e pazakontë.

Vijon Shtëpia e Bardhë që thotë do të bashkëpunojmë për goditjen e trafiqeve. Ka diçka mes Tiranës dhe Washingtonit që nuk po funksionon. Qeveria mezi po mbahet, kur del opozita me këto protesta, njerëzit thonë nuk ka kush ta rrëzojë", tha ai.

Lini një Përgjigje