
Pas ‘kafes së famshme’ , Salianji zbret në terren dhe nis takimet me qytetarët.
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, do të nisë të mërkurën takimet me qytetarët. Mësohet se takimet e Salianjit dhe grupit të tij do të fillojnë të mërkurën nga Durrësi.
Ndërkohë po ashtu edhe kreu i PD, Sali Berisha do të nisë takimet nesër me strukturat.
Kjo lëvizje e Salianjit vjen pas takimit që organizoi me figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, përfshirë fitues të Primareve dhe kandidatë për deputetë që morën numër të konsiderueshëm votash por nuk arritën të fitonin mandatin më 11 maj.
Takim, i cili ka shqetësuar jo pak Sali Berishën dhe rrethin e tij të ngushtë, të cilët zgjodhën ta quanin ‘kafe’
Ervin Salianji është parë sot në protestën e thirr nga Sali Berisha mbrëmjen e sotme para kryeministrisë.
Ky skenar një herë takime pa Berishën më pas në protestë pranë tij, nuk është ende i qartë.
Mirëpo të gjitha gjasat janë që Salianji mund të jetë duke u përgatitur për të organizuar një parti të re me të pakënaqurit në PD. Mbetet për t’u parë.
Portal provokator me stil ???Përça????????Ushqim mediatik?????Z Sali Berisha nuk e zëvendëson kush???????