TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Dhjetor 2025, 19:24

1 orë fjalime, përfundon Foltorja e tretë e PD-së para Kryeministrisë!

Shkruar nga Pamfleti

1 orë fjalime, përfundon Foltorja e tretë e PD-së para

Protesta e tretë e PD-së është mbyllur me fjalimin e kreut të opozitës, Sali Berisha. Foltorja zgjati për rreth një orë dhe njëjtë si dy tubimet e fundit u shoqërua me pankarta dhe fjalime.

Nuk pati trazira apo incidente ndërkohë që pas fjalimit të Sali Berishës, demorkatët u shpërndanë në mënyrë paqësore. Edhe këtë radhë pjesëmarrja ishte e përmasave jo të mëdha. Ndërkohë kujtojmë se vetë PD-ja e ka deklaruar se qëllimi i saj nuk është pjesëmarrja, por vendosmëria për të kërkuar largimin e kësaj qeverie.

Vlen të theksohet se PD ka vendosur të mbajë çdo javë tubime para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku. Ky skenar nisi pas asaj që PD e cilëson bllokadë në Kuvend. Opozita ka kërkuar komisione hetimore, interpelanca apo mocione me debat, por është refuzuar. Për këtë arsye, Parlamenti është zhvendosur te Kryeministria ku flasin përfaqësues të partisë, por jo vetëm.

1 Komente

  1. C
    Cekani.

    O demokrat të ndershëm, nuk e kuptoni që Ramaduron në pushtet e mban plaku Mere? Sa të jetë plaku Mere në krye të PD, RAMADURO nuk lëviz nga posti i kryeministrit. Plakun Mere, ka thënë i ndjeri Namik Hoti, vetëm plumbi e rrëzon nga kali.????????????????.

    Lini një Përgjigje