TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Dhjetor 2025, 18:49

“Foltorja e 3-të”, në prani të Berishës sulmohet edhe dhëndri i Trump  

Shkruar nga Pamfleti

“Foltorja e 3-të”, në prani të Berishës sulmohet

Partia Demokratike dhe mbështetës të saj mbajtën pasditen e sotme ‘Foltoren3’ poshtë zyrës së Kryeministrit Edi Rama, ku deputetë dhe qytetarë kanë marrë fjalën dhe kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Një nga folësit, i 4-ti në rradhë, nuk ka nguruar që të hedhë akuza edhe në drejtim të Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit Donald Trump, lidhur me Sazanin.

Me petkun e një qytetari që merr fjalën në protestë, ai tha se ajo që po ndodh me Sazanin është një tradhëti kombëtare.

“E dimë që Edi Rama po bën tradhëti kombëtare me atë dhëndrin serb të Trumit, atë Kushnerin, që ne e dimë se ka blerë Sazanin”, tha protestuesi.

Natyrisht që qëndrimi i këtij protestuesi mund të mos ketë lidhje me qëndrimin zyrtar të Berishës apo PD-së, e cila nuk ka bërë asnjë koment lidhur me negociatat që Kryeministri Edi Rama ka bërë me dhëndrin e Trump, sa i takon marrëveshjes për Sazanin.

 

Lini një Përgjigje