TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Dhjetor 2025, 18:41

“Foltorja e 3-të” poshtë zyrës së Ramës, deputetja e PD: Jo vetëm protesta, të krijojmë një alternativë qeverisëse

Shkruar nga Pamfleti

“Foltorja e 3-të” poshtë zyrës së Ramës,

Manjola Luku, deputete e opozitës në Qarkun e Durrësit, tha se ne protestojmë sepse Qeveria ka dështuar në detyrën e saj më kryesore: të sigurojë mirëqënien për qytetarët shqiptarë dhe sigurinë e tyre.

“Nuk jemi vetëm për miting politik, por edhe për t’i thënë stop abuzimeve, e për të ngritur zërin kundër ligjeve që shkatërrojnë familjet tona dhe moralin kombëtar. Atentatet në Shqipëri nuk janë vetëm rënie e shtetit, por edhe dhunë e vetë shtetit të lidhur me bandat kriminale, si ngjarjet në Rinas dhe atë dje në Elbasan.

A mund të heshtim për aferat e fundit që tronditën themelet e shtetit. Zëvendësja e shtetit, Belinda Balluku është kapur në aferë dhe biseda për këto afera, ku ndajnë tenderat”, u shpreh ajo.

Luku, nga foltorja e cila po zhvillohet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, poshtë zyrës së Edi Ramës, tha se qindra raporte ndërkombëtare evidentojnë konfliktin e interesit të qeverisë.

“A nuk jemi ne dëshmitarë për qindra raporte që janë alarmuese dhe e cilësojnë vendin tonë si një narko-shtet? Sistemi ynë është infektuar dhe imazhi i vendit tonë nuk mund të kufizohet vetëm në trafik droge dhe pastrim parash.

Si deputete, si grua dhe përfaqësuese duhet të bëhemi të gjithë bashkë, jo vetëm të protestojmë, por edhe të krijojmë një alternativë të re qeverisëse”, tha Luku.  

Lini një Përgjigje