TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Dhjetor 2025, 20:19

U emërua Këshilltar për Sigurinë në PD, Gjunkshi reagon i emocionuar dhe publikon foton e Berishës me antiplumb

Shkruar nga Pamfleti

U emërua Këshilltar për Sigurinë në PD, Gjunkshi reagon

Kreu demokrat Sali Berisha emëroi sot Xhemal Gjunkshin në funksionin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare. Vendimi vjen pak ditë pas një takimi të iniciuar nga ish-deputeti Ervin Salianji, që trazoi jo pak selinë e PD-së, ku Gjunkshi ishte pjesëmarrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjunkshi ka falënderuar Berishën për emërimin, ndërsa shprehet se besimi i dhënë nga Kryetari është një inkurajim për të lancuar vizionin tonë politik për një Shqipëri më të sigurt dhe më të drejtë.

“Siguria kombëtare kërkon bashkëpunim dhe vendimarrje të përgjegjshme dhe unë angazhohem të kontribuoj me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim në mbështetje të vizionit strategjik të Partisë Demokratike për sigurinë kombëtare të vendit.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha për besimin që më është dhënë me emërimin tim si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë Partisë Demokratike. Ky është një nder dhe përgjegjësi që e marr me seriozitet të plotë.

Faleminderit të gjithëve që na mbështesin në këtë rrugëtim të përbashkët. Për të bëré ndryshimin ne jemi më të vendosur se kurrë”, shkruan Gjunkshi.

Lini një Përgjigje