TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2023, 17:28

Opozita vazhdon “avazin”, Berisha bllokon foltoren e Kuvendit dhe futet ‘live’ në Facebook; ndërpritet sërish seanca plenare

Shkruar nga Pamfleti

Opozita vazhdon “avazin”, Berisha bllokon foltoren e Kuvendit dhe

Ndërkohë që kaosi ka mbërthyer seancën e sotme plenare që në nisje të saj, me deputetët e opozitës që nuk lejuan kolegët e tyre të PS-së që të flasin, ish kryeministri Sali Berisha ka zënë foltoren dhe ka hapur videon live në profilin e tij në “Facbeook”.

Berisha në ‘Live-n’ e tij në Kuvend foli për përjashtimin e deputetit të Devollit, Bledion Nallbati. Për ish kryeministrin e gjithë kjo skenë ka qenë provokim i ulët e banditesk.

"Kjo skenë që shihni ju sot, kjo skenë që përbën një provokacion të ulët, banditesk ndaj opozitës e krijon fakti sepse këta bajlozë krimi në qeveri, këta hajdutë që kanë humbur çdo normë etike, morale, ligjore na përjashtojnë ne deputetëve të opozitës nga të drejtat kushtetuese të deputetit.

Një nga të drejtat më themelore kushtetuese të deputetit në parlament është e drejta e tij së bashku me 35 deputetë të tjerë të ngrejë komision hetimor parlamentar për të bërë transparencën për problemet e mëdha që ai konsideron.

Kjo e drejtë e sanksionuar nga kushtetuta nuk mund ti mohohet askujt. Mbledhja e firmave për një komision hetimor parlamentar, është automatike ngritje e komisionit. Por kjo nuk ndodh, sepse Edi Rama i ngërthyer nga aferat e tmerrshme vjedhje dhe korrupsioni, në drogë. Këta që besojnë se mund të shkelmojnë kushtetutën, këta janë banditë, këta janë një bandë e turpshme që nuk kanë asnjë moral dhe ligj", tha Berisha. 

Opozita vazhdon “avazin”, Berisha bllokon foltoren e Kuvendit dhe

Me bllokimin e foltores së Kuvendit nga opozita, deputetët e mazhorancës janë detyruar të flasin nga vendi. Si shkak i kaosit dhe zhurmës së krijuar nga deputetët e opozitës seanca është ndërprerë për të dytën herë. Ndërkohë që herën e parë ndërprerja ndodhi për shkak përplasjes fizike mes Sinës dhe deputetit Bledion Nallbati. 

Ky i fundit i hoqi mikrofonin Sinës, duke mos e lënë të flas, më pas deputetët u shtynë, teksa Nallbati tentoi ta qëllojë me grusht deputetin e PS. Më pas ndërhyri Garda dhe seanca u ndërpre. Nallbati është përjashtuar nga seanca.

berisha live

Lini një Përgjigje