TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2023, 17:23

Goditi me grusht deputetin e PS, përjashtohet nga seanca Bledion Nallbati

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me grusht deputetin e PS, përjashtohet nga seanca Bledion Nallbati

Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka nisur me përplasje mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës...

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare e kësaj të hëne.

Nallbati u përjashtua pasi u përplas fizikisht dhe tentoi të godasë me grusht deputetin socialist, Vullnet Sina në Kuvend. Kaosi në Kuvend u shkaktua pasi Nallbati i ka fikur mikrofonin deputetit socialist, i cili po fliste nga vendi.

Pas kësaj situate të tensionuar, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka kërkuar 5 minuta ndërprerje të seancës. Opozita ka bllokuar sërish foltoren, ndërsa deputetët socialistë janë duke folur nga vendi pas rinisjes së seancës.

Pjesë e seancës sotme janë edhe 23 deputetët e përjashtuar, të cilët javën e kaluar bllokuan foltoren, hoqën mikrofonët dhe nuk lejuan ministrat që të ulen në vendet e tyre duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.

 

bledion nallbati deputeti i ps grusht perjashtim

Lini një Përgjigje