TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2023, 16:13

Masa ‘Detyrim Paraqitje’ për Berishën, ish-prokurori sqaron çfarë ndodh nëse çështja dërgohet në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

Masa ‘Detyrim Paraqitje’ për Berishën, ish-prokurori

Ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari analizoi punën e bërë nga SPAK si dhe nisjen e hetimeve ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, Hajdari tha se prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët janë treguar shumë profesionistë në rastin e dosjes “Partizani”. Sipas tij do të ishte shkelje ligji nëse SPAK do t’i drejtohej Kuvendit për të dhënë autorizimin për të caktuar masën “Detyrim paraqitje” për Berishën.

Hahdari theksoi se Kushtetuta përcakton se vetëm “Arresti me burg” dhe “Kontrolli i banesës” kërkojnë autorizimin e parlamentit në rastin e deputetëve. Hajdari tha se nëse çështja shkon në Kushtetuese, gjykata do t’u thotë ligjvënësve që të plotësojnë formulimin e ligjit imunitetin.

Imagjinoni nëse prokurorët do të shkonin në parlament të kërkonin autorizim për arrestimin e zotit Berisha. A do quheshin prokurorë politik? Unë i pari do thosha po. Besoj se do shkojnë dhe në Gjykatë Kushtetuese dhe Kushtetuesja do të japë një vendim ashtu siç do ta them unë sot këtu. “Plotësoni Kushtetutën se më këtë mënyrë formulimi për imunitetin e deputetëve, prokurorët nuk mund të vijnë për masat e “Arrestit me burg” dhe “Kontrollit të banesës”, ndërkohë që për të gjitha masat e tjera mund t’ju vijnë”, kështu do t’u përgjigjet Kushtetuesja.

SPAK nuk shkoi në Kuvend se nuk donte të shkelte ligjin. Për Ahmetajn shkoi në parlament se kërkoi “Arrest me burg”. SPAK po të shkonte në parlament për të marrë leje për “Detyrim paraqitje”, parlamenti do thoshte se “reforma dështoi se prokurorët kanë probleme profesionale”. Por prokurorët janë treguar shumë profesionistë së bashku me gjyqtarët”, tha Hajdari.

berisha kushtetuese detyrim paraqitje

Lini një Përgjigje