
Teksa sot në Kuvend priten tensione, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se zyrtarisht i është bërë me dije se është anulluar vendimi i përjashtimit të tyre nga seanca.
Ky i fundit ka njoftuar kolegët e tij se i ka ardhur një njoftim nga Kuvendi për pjesëmarrjen e 23 deputetëve të përjashtuar në seancë.
“Të nderuar kolegë,
Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar”, -mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.", ka njoftuar Bardhi.
Lini një Përgjigje