
Dashnor Sula ka folur lidhur me kërkesën për shkarkim të Presidentit Bajram Begaj. Sipas tij, opozita nuk mund të sillet si mazhorancë pa kuptuar se deri ku shkon gjëja.
Ai shtoi se të drejtosh gishtin ndaj një personi, është shumë e rëndë. Sula u shpreh se fillimisht duhen grumbulluar provat e më pas të sulmohet.
“Politikisht, opozita ka të drejtë. Por, fillimisht duhet t’i dërgonte shkresë zyrtare Presidentit dhe t’i kërkonte llogari si i ka marrë lekët. Unë kam qenë deputet edhe në mazhorancë, edhe në opozitë. Ndoshta më ka ngelur edhe nga puna e prokurorit që nuk flas para kohe. Politikë do bësh, por të drejtosh gishtin ndaj një personi është shumë e rëndë. Grumbullo faktet, provat dhe në fund pastaj nxirri ujin e zi”, tha Sula për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje