Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shpërthyer në epiteti fyese ndaj kreut të SPAK-it, Altin Dumani, një ditë pasi ky i fundit raportoi mbi gjashtë orë në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.
Duke iu drejtuar me fjalët "injorant, i turpshëm, bastard", në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u ndal te deklaratat e Dumanit për ditën kur mbështetës të Erion Veliajt rrethuan SPAK-un gjatë caktimit të masës së arrestit për ish-kryebashkiakun.
“Më falni ë, e kanë rrethuar dhe desh e kanë rrahur dhe kanë bërë shumë gabim. E tha vetë. E rrethoi shteti atë, nuk kemi bërë protesta ne, kurrë. Dhe opozita mund të bëjë protesta, po unë nuk jam për protesta. Problemi i drejtësisë është ky, që kur është krijuar shteti, këtij sistemi i jepet pushtet për ta ushtruar. Nuk është i zgjedhur, por është në ujdinë për ekzistencën e shtetit që ka ligjet, që duhet të ketë edhe sistemin e mbikëqyrjes. Opozita ka të drejtë të protestojë, por as ka protestuar dhe as do protestojë. Kam bërë konferenca shtypi aty vetëm për t’u thënë të vërtetat shqiptarëve”, tha Berisha.
Ai më pas e krahasoi atë me xhelatin Aranit Çelën.
“Desh i shtruan në dru, e tha vetë dje, dhe shërbëtori i tyre, po kujt i thotë, me se i justifikon ai, të na thotë pak, dosjen 339 dhe 184? A ka krim më të shëmtuar se ky të mbyllësh ato dosje? I pavarur ky. Ti je një armik i egër i pluralizmit politik në Shqipëri. Je një bastard, një Aranit Çelë në llojin tënd.
...Prisni një minutë, kemi arrestuar apo kemi bërë 35 zyrtarë. Ndalemi pak. Tre liderët e partive kryesore opozitare. Asnjë zyrtar të partisë së krimit. Erion Veliajn e arrestuat për llogari të Edi Ramës. Atë e ka marrë vesh tani çdo njeri. Dhe nuk kanë turp dhe dalin e flasin. Megjithëse shpesh dje ai u bë gati të largohej se nuk i përballonte dot të vërtetat. Ky injorant, i turpshëm. Dhe ankohet se është quajtur kryetar i një organizate kriminale.", tha Berisha.
Pastroni Parlamentin nga kelyshet spiune te serbeve. C'them dhe une, si tha ai miku te filmi qe, ha nje luge corbe te prishur e pastaj vjell gjithe jeten. Problemi eshte se spiunet trashegojne corben e qelbur brez pas brezi te femijet. Ne Shqiperi ka kelyshe te shumte spiune den baba den ne jug te grekut, ne lindje te Turqise e Veri-Verilindje te serbeve. Hapni Arkivat se i kini atje, ah ne se i kane zhdukur kodosheria spiune tjeter pune.