
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes.
Berisha u prit në mbledhjen e Grupit të PD-së me dy buqeta me trëndafila blu dhe ëmbëlsira. Para nisjes së fjalës, kryedemokrati u shpreh se sekreti i tij është vetëm puna.
“Sot e kam nisur ditën me një mesazh mirënjohjeje të pakufishme ndaj jush, ndaj të madhit Zot, familjes, dashamirësve, miqve dhe të gjithë mbështetësve në këto 35 vite. Nuk kam fjalim, por unë e di se të gjithë ju këtu, këta gazetarë, kameramanë që i kemi të pranishëm dhe të gjithë ata që na ndjekin, e kanë një pyetje: Cili është sekreti i këtij njeriu? Po, Belind, pyesin, cili është sekreti? Se unë sot shkrova vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë aty. Por e lashë për modesti ta quaj vjeshtën time. Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm një: është puna, puna dhe vetëm puna. Edhe njëherë, mirënjohje”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje