
Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione, pasi Rithemelimi u ka marrë karriget deputetëve të partisë Socialiste. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se ata do ta zhvillojnë seancën plenare në këmbë.
Nikolla u shpreh se përmbysja e karrigeve nuk do të ndalojë zhvillimin e seancës, ndërsa socialistët kanë duartrokitur. Ndërkohë opozita proteston duke i rënë tavolinave.
“Ne do të vazhdojmë në këmbë në nderim të qytetarëve dhe në respekt të tyre”, tha kryeparlamentarja.
Lini një Përgjigje