Deputeti i PS Xhemal Qefalia është përplasur fizikisht me deputetin Edmond Spahon.
Kaos në Kuvend. Deputetët e Sali Berishës po bllokojnë seancën duke marrë karriget e deputetëve të PS.
Kjo ka revoltuar deputetin e PS Xhemal Qefalinë, i cili është përplasur fizikisht me deputetin e Rithemelimit Edmond Spahon. Xhefalia e ka shtyrë Spahon, ndërsa më pas shihet se është ulur dhe ka marrë karrigen.
Më pas u vazhdua me debat mes deputetëve të Rithemelimit dhe mazhorancës.

Deputetët e Sali Berishës kanë shkuar në Kuvend rreth një orë para se të nisë seanca në orën 10:00. Ata janë futur në Kuvend me skenarin e qartë për të bllokuar sërish seancën plenare.
Ata kanë marrë karriget që duhet të ulen deputetët e PS dhe i kanë vendosur përmbysur para foltores së parlamentit ku mbahet fjala.
Lini një Përgjigje