TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2023, 09:24

Seanca plenare, Berisha i vendosur të shkaktojë kaos: Rama ka planifikuar të përdorë ushtrinë!

Shkruar nga Pamfleti

Seanca plenare, Berisha i vendosur të shkaktojë kaos: Rama ka

Ish-kryeministri Berisha që është paraqitur në orën 09:00 në seancën e Kuvendit. Ai konfirmoi edhe një herë skenarin për të krijuar kaos me qëllim që të mos lejohet zhvillimi normal i seancës parlamentare pa miratuar kërkesat e tyre.

Berisha u shpreh se maxhoranca ka planifikuar të përdorë ushtrinë por as kjo nuk do e ndalojë.

“Nuk ka forcë në botë, ju e dëgjuat besoj, kanë planifikuar të përdorin dhe ushtrinë. Njëlloj me skenarin e vitit 1990 – 1991. Le të bëjë çtë dojë por atë nuk e shpëton asgjë nga revolta e popullit opozitar për kushtetutën dhe të drejtën tij.

Jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona kushtetuese të mohuara në mënyrën më brutale por që në vlerësimin tonë janë interesi i të gjithë qytetarëve që duan pluralizmin dhe interesi i atyre që votuan kundër qeverisë dhe një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë përfaqësuesin e të cilit do të caktojë Edi Rama”, tha Berisha gjatë fjalës së tij para Kuvendit.

rama berisha kaos

Lini një Përgjigje