TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2023, 21:40

Tensionet në Kuvend, Spaho: Jemi nën sulm, PS po tenton të përcaktojë axhendën e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Kuvend, Spaho: Jemi nën sulm, PS po tenton të

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka folur për tensionet në komisione ku opozita nuk lejoi zhvillimin e tyre me mazhorancën që i zhvilloi ato online.

Spaho u shpreh se po bëhen 2 vjet që opozita ndodhet në një sulm të paprecedentë nga mazhoranca për ta eliminuar tërësisht atë.

"Nuk është hera e parë, po bëhen 2 vjet që ne ndodhemi në një sulm të paprecedentë të mazhorancës për të mohuar çdo të drejtë të opozitës për ta eliminuar tërësisht atë dhe në vendin tonë të emërohet opozita e Lulzim Bravës.

Të marri ajo të gjitha atributet e privilegjet e punës në Kuvend. Ju e dini prej kohësh mazhranca ka emëruar kryetarin e partisë Demokratike, mazhoranca ka përcaktuar se kush është grupi parlamentar i partisë Demokratike, mazhoranca ka përcaktuar kryetarin e grupit parlamentar të PD-së.

Mazhoranca nuk na lejon të krijojmë komisione hetimore prej dy vitesh me argumentin qesharak se po rishikojmë ligjin e komisioneve hetimore", tha ndër të tjera Spaho në “Ora News”.

Lini një Përgjigje