
Ish-presidenti Ilir Meta ka nisur të shqetësohet nga zërat që po qarkullojnë se ai mund të përballet me SPAK. Pasi doli nga qarkullimi për disa javë, Meta dje doli në një konferencë shtypi dhe sulmoi fort SPAK-un. Por pas konferencës, Meta në rrjetet sociale vijon të postojë fragmente që kanë vetëm një qëllim, të godasin SPAK. Edhe pak më parë ka bërë të njëjtën gjë.
Meta po hetohet pas disa padive të bëra kundër tij, mirëpo kreu i PL pretendon se paditë ja kanë bërë persona me probleme.
“Shumë çështje që deputetë, funksionarë, drejtues të Partisë së Lirisë apo të opozitës i kanë depozituar në SPAK, të cilat cënojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë interesin publik, të cilat dëshmojnë korrupsion të faktuar nuk preken, pavarësisht se për to kanë firmosur deputetë, kanë firmosur emra të njohur publikë.
Ndërkohë, ju e keni parë që një nga bizneset më të mëdha të kësaj qeverie është ai i sponsorizimit të kallëzuesve të rremë, njerëz me probleme, njerëz të dënuar nga gjykata, njerëz të dënuar edhe jashtë vendit jo vetëm këtu, të cilat ndiqen me prioritet dhe është e drejta e tyre t’i ndjekin.
Për ne ky nuk përbën asnjë lloj shqetësimi. Asgjë nuk na shfokuson në betejën tonë kundër kapjes së shtetit, kundër korrupsionit dhe gjithashtu kjo është një përpjekje që ne bëjmë që edhe Drejtësia të çlirohet sa më parë nga ky presion kaq i madh intimidues”, shkruan Meta.
Lini një Përgjigje