TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2023, 16:01

Dërgoi pas hekurave 200 zyrtarë, kush është prokurori amerikan që priti në zyrë Altin Dumanin?!

Shkruar nga Pamfleti
Dërgoi pas hekurave 200 zyrtarë, kush është prokurori
Dumani dhe Corey Amundson

Shefi i SPAK Altin Dumani u takua me shefin e Njësisë së Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit publik në Shtetet e Bashkuara...

Prokurorët e SPAK duket se po marrin udhëzime të qartë nga Uashingtoni për të mos toleruar asnjë. Sali Berisha ishte i fundit që u mor i pandehur, por sinjalet janë të qartë se do të ketë shumë të tjerë pas tij.

10 përfaqësues të SPAK dhe BKH ndodhen prej disa ditësh në Uashington dhe sot Altin Dumani kanë takuar një prej personave kryesorë të luftës ndaj korrupsionit. Ai u takua me Corey Amundson, Shef i Seksionit të Integritetit Publik.

Ekipi i OPDAT-it nga Ambasada e SHBA në Tiranë vazhdoi vizitën në Uashington së bashku me zyrtarë të SPAK. Shefi i SPAK Altin Dumani u takua me shefin e Njësisë së Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit publik në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e SPAK-ut u takuan me ekipe të tjera të Departamentit të Drejtësisë dhe gjithashtu vizituan bibliotekën në godinën kryesore të drejtësisë. Grupi do të vazhdojë turin studimor në Uashington me vizita në Departamentin e Shtetit të SHBA, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI)”, njoftoi ambasada amerikane.

Por kush është Corey Amundson? Ai është një individ me shumë përvoje dhe një ndër njerëzit kyç në goditjen e korrupsionit në Uashington. Ai ka dhënë udhëzime të qarta madje dhe me shembuj konkretë duke drithëruar politikën e Tiranës.

Amundson është një prokuror federal për korrupsion për një kohë të gjatë dhe ekzekutiv i lartë i Departamentit të Drejtësisë.

Dërgoi pas hekurave 200 zyrtarë, kush është prokurori
Prokurorët e SPAK në Departamentin e Drejtësisë

Ai shërbeu për më shumë se 16 vjet si Ndihmës Prokuror i Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara, Ndihmës i Parë i Prokurorit të Shteteve të Bashkuara, Shefi i anti-kriminalitetit, Zëvendës Shefi i Lartë dhe Zëvendës Shefi i anti-kriminalitetit. Ai trajtoi qindra çështje të korrupsionit publik që përfshinin zyrtarë në të gjitha nivelet e qeverisjes, ndoqi penalisht më shumë se 200  ështje penale federale në nivelet e distrikteve dhe të Apelit dhe udhëhoqi me sukses gjyqe të shumta komplekse, të profilit të lartë të korrupsionit, duke rezultuar në çmime dhe lavdërime nga Prokurori i Përgjithshëm, Drejtor i Zyrës Ekzekutive për Prokurorët e Shteteve të Bashkuara, Drejtor i FBI-së dhe inspektorë të ndryshëm të përgjithshëm. 

Pra duket se prokurorët e SPAK, me në krye Dumanin, kanë marrë udhëzime dhe këshilla nga një prej emrave që ka dërguar pas hekurave mbi 200 zyrtarë. Ky është një sinjal se pas kthimit të prokurorëve në Tiranë, do të kemi “tërmet”. /Pamfleti

Lini një Përgjigje