TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2023, 15:17

Kaos total në Kuvend, opozita bllokon edhe Komisionin e Ekonomisë; deputetët e PS braktisin mbledhjen (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kaos total në Kuvend, opozita bllokon edhe Komisionin e Ekonomisë;
Momente nga tensionet në Kuvend

Kuvendi duket se është futur në kaos total. Opozita e ka ndarë mendjen për të mos lejuar jo vetëm seancat plenare të enjteve, por edhe Komisionet Parlamentare.

Pas përplasjeve dje në Komisionin e Etikës dhe sot në Konferencën e Kryetarëve, grupi i Berishës ka bllokuar edhe mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Mësohet se deputetët e opozitës nuk kanë lejuar socialistët të flasin dhe këta të fundit janë detyruar të braktisin mbledhjen.

Në një video duket Flamur Noka që me batutë u thotë deputetëve socialist që të shkojnë tek luli se ju jep dhe byrek.

Që pas vendimit të PS për të mos pranuar komisionet hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS, opozita vendoi të bllokojë punimet e Kuvendit. Por aksioni u agravuar pas akuzave që SPAK ka ngritur ndaj Sali Berishës. Të hënën situata degradoi deri në përplasje fizike, ndërsa dje pati tensione në komisionin e Ekonomisë. Deputetët e PD tentuan të bllokojnë punimet. PS përjashtoi 6 prej tyre, por situata ende mbetet kaotike. Sot tensionet kanë nisur që në mëngjes dhe deri më tani. Berisha dhe Bardhi kanë kërcënuar se do të vijojnë të bllokojnë punimet.

E sigurt është që as seanca e nesërme as e sot nuk ka për të funksionuar sa kohë nuk funksionon opozita e vendit. Nuk po kërkojmë ti zënë karriget por të ushtrojmë detyrën tonë. Ne nuk kemi ardhur në kuvend me votat e krimit të organizuar”, deklaroi Gazmend Bardhi në një prononcim për median jashtë kryesisë së Kuvendit.

Lini një Përgjigje