TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2023, 14:18

Ministri Mete prezanton Projekt Buxhetin 2024: Për herë të parë kalon 7 mld euro!

Shkruar nga Pamfleti
Ministri Mete prezanton Projekt Buxhetin 2024: Për herë të
Ministri i Financave Ervin Mete

Projektbuxheti i vitit 2024, prej 7 miliardë euro u prezantua nga Ministri i Financave Ervin Mete në konferencën e Kryetarëve, duke theksuar se synohet rritja e mirëqenies, e punësimit si dhe konsolidimi fiskal duke ulur borxhin publik nën 60%.

Projektbuxheti 2024 tejkalon për herë të parë 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara dhe në të njëjtën kohë projekton uljen e borxhit publik,. Synojmë konsolidim fiskal, me një borxh publik që pritet të zbresë vitin e ardhshëm, nën nivelin 60%, për herë të parë që prej vitit 2011, çka na pozicion në grupin e vendeve me financa publike më të forta”, tha Mete.

Programi kryesor në buxhet është rritja e pagave për administratën me synim rrogën mesatare 900 euro brenda vitit që vjen. Po ashtu është i parashikuar indeksimi i pensioneve.

Financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Nga ky fond, krahas indeksimit të pensioneve, është parashikuar edhe bonusi i fundvitit, nga të cilët pritet të përfitojnë rreth 717,370 pensionistë”, tha Mete.
1.2 miliardë euro do të përdoren për investime publike me fokus sektorin e turizmit, bujqësisë, rindërtimin dhe infrastrukturën tha ministri Mete, i cili theksoi se do të rriten me më shumë se 10% shpenzimet për pushtetin vendor.

“Shpenzimet për këtë nivel qeverisje për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023”, u shpreh ministri.

Ministri ka prezantuar edhe katër ligjet që ndryshojnë, ai i TVSH-së, i akcizës, taksave kombëtare dhe procedurave tatimore që do të jenë pjesë e paketës fiskale për vitin që vjen.

ervin mete

Lini një Përgjigje