TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2023, 10:07

Tensionet në Kuvend, Braçe shpërthen kundër opozitës: Milici fashiste, po përdorin dhunë fizike!

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në Kuvend, Braçe shpërthen kundër opozitës:
Erion Braçe

Kaosin e shkaktuar nga opozita në Kuvend, deputeti i PS-së, Erion Braçe e ka cilësuar milici fashiste.

“Provokohesh ti? Nuk ke grenë gjë mëngjes? Të bën dëm për stomakun. Nuk është aksion, por milici fashiste. Të hysh nëpër sallat e komisioneve dhe të mëresh me deputetin që ke përballë, jo me argument, por me duar, këtu kalojmë në fashizëm. Një grup deputetësh të shndërruar në njerëz të dhunshëm, fizikisht, këtu jemi në nivelin e milicisë fashiste.”, tha Braçe.

Pyetje: A nuk është provokim kur nxjerr ballkava?

"Ti mund ta hash me kripë. Imponimi me dhunë përkundrejt deputetëve është fashizëm. Bëhet fjalë një njeri përballë drejtësisë, Berisha përballë drejtësisë. Ky njeriu që është brenda kësaj çështje, bashkë me familjarët e tij, e kanë këtë dijeni. Ndaj përdorin dhunën. Ajo që po ndodh atje brenda nuk ka të bëjë me ça karrige. Do rrimë jo me mikrofon po me zë fyti."-u përgjigj Braçe. 

Deputetët e PD-së nuk i kanë lënë të ulen deputetët e PS, gjë e cila ka sjellë dhe përplasje mes tyre, konkretisht mes deputetit socialist Toni Gogu dhe deputetëve Ervin Salianji dhe Sali Berisha.

 

kaosui ne kuvend

Lini një Përgjigje