
Disa minuta para nisjes së seancës plenare, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren me karriget e deputetëve të PS. Ky veprim ka revoltuar deputetin e PS Xhemal Qefalinë, i cili është përplasur fizikisht me deputetin e Rithemelimit Edmond Spahon.
Gjithashtu, për të njëjtën arsye deputetja e Partisë Socialiste Antoneta Dhima, është përplasur me deputetët opozitës. Deputetët e opozitës kanë hapur live në ‘Facebook’, ku shihet Salianji duke debatuar me Qefalinë.
Debati mes tyre:
Salianji: Karriget janë të popullit nuk janë të tuajat.
Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?
Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat
Gogu-Salianjit: Kamikaz paligjshmërie!
Lini një Përgjigje