TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2024, 14:40

Operacioni i SPAK, Berisha: Altin Dumani mbuloi lidhjet e qeverisë me krimin, u arrestuan vetëm 5 persona

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, Berisha: Altin Dumani mbuloi lidhjet e qeverisë me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me megaoperacionin e SPAK, ku u lëshuan 50 urdhërarreste. Ai tha se kreu i SPAK Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, edhe në operacionin e fundit të Strukturës së Posaçme.

Berisha thekson se “SKAP nuk bëri asgjë për të zbuluar lidhjet e qeveritarëve me krimin e organizuar”.

"Nga operacioni, janë lëshuar 50 urdhër-arreste dhe nuk janë kapur as 5 vetë. Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, njësoj si në rastin e inceneratorëve, ku u arrestuan vetëm 2 drejtorët e Veliajt, pasi të tjerët ishin në burg. Ne dënojmë dekonspirimin e operacionit.

Me këtë operacion, SKAP bëri gjithçka për të fshehur emrat e Ramës, Pjerin Ndreut, Ëngjëll Agaçit, që kanë bashkëpunuar me bandat. SKAP i partisë bëri gjithçka që të fshehë lidhjet e politikanëve me kriminelët", tha ish-kryeministri në një deklaratë për mediat.

Lini një Përgjigje