TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2024, 10:38

Tre skenarët mafioz të Bablokut, të propozuara nëpërmjet “oturakut” të tij, Eduard Shalsi

Shkruar nga Pamfleti
Tre skenarët mafioz të Bablokut, të propozuara
Eduard Shalsi dhe Babloku i Tij /

Profil i deputetit kokë-trashë, që nuk i pranon as flokët e mbjellë; dhe megjithëse shërben si “oturak” i punëve të zeza, Eduard Shalsi ëndërron dhe sillet sikur është politikan i nivelit botëror...

Kur Eduard Shalsi ishte Zv/kryetar i Bashkisë së Tiranës; Ministër për Pushtetin Vendor e Anti-korrupsionin dhe Ministër për Sipërmarrjen; Edi Rama e ka përdorur si sekser trojesh, lejesh ndërtimi dhe për presione e ryshfete tek bizneset.

Nga një “thelë” të  pazareve e merrte dhe Shalsi, nëpërmjet gruas së parë e gruas së dytë, ndërsa “lepurushes së zemrës” Xhilda D..., i dhuronte dhe i dhuron para, bizhuteri e ia ndërron makinat.

Ndërsa tani që është deputet e Kryetar i Komisionit të Ekonomi-Financave, Edi Rama po e përdor për të propozuar dhe miratuar, ligje klienteliste në shërbim të oligarkëve e grupeve mafioze, por Shalsi, lobon edhe vetë, ligje kundrejt çeqeve ilegale, makinave e apartamenteve.

Nëpërmjet tre rasteve, po e faktojmë profilin e deputetit kokë-trashë, që nuk i pranon as flokët e mbjellë; dhe megjithëse shërben vetëm si “oturak” i preferuar i punëve të pista të Bablokut, ëndërron dhe sillet sikur është politikan i nivelit botëror.

Dy muajt e fundit, Eduard Shalsi propozoi 3 skenarët mafioz të Edi Ramës, me pasoja tepër të rrezikshme e shkatërruese për drejtësinë e re, mediat dhe pasuritë kombëtare.

Nën maskën e gjoja ndikimit rus, Edi Rama e instruktoi dhe e vërsul Eduard Shalsin, të propozonte ngritjen e komisionit kundër dezinformimit, që do jetë “kamxhik” në dorën e Bablokut, për të kërcënuar, gjobitur, sekuestruar e mbyllur mediat që denoncojnë aferat e pushtetit të tij.

Tre skenarët mafioz të Bablokut, të propozuara

Propozimi i Eduard Shalsit, d.m.th., skenari mafioz i Edi Ramës, u miratua menjëherë e pa asnjë konsultim me mediat, megjithëse organizatat ndërkombëtare të mediave dhe SHBA-BE, kanë kërkuar të anulohet.

Tellalli Eduard Shalsi, propozoi skenarin mafioz të Edi Ramës, për krijimin e komisionit të posaçëm parlamentar, me objekt; mbikëqyrjen e aktivitetit të institucioneve të pavarura kushtetuse që monitorojnë dhe kontrollojnë, hetojnë e gjykojnë qeverinë.

Edhe ky komision parlamentar, do jetë një “kamxhik” tjetër i pushtetit në dorën e kryeministrit Edi Rama, për të marrë zyrtarisht nën kontroll SPAK-un, BKH-ën, Gjykatën e Posaçme, Prokurorinë, Gjykatat e KLSH-në, sidomos Gjykatën e Lartë e Gjykatën Kushtetuese, që janë vendim-marrëset sipërore e finale për çdo afër, ligj e vendim të qeverisë.

Tellalli Eduard Shalsi, brenda 10 minutash në datën 15 maj 2024, propozoi, miratoi dhe e çoi për votim në parlament, skenarin tjetër mafioz të Edi Ramës, për grabitjen e pasurive shtetërore, nëpërmjet marifetit të këmbimit me pasuritë e privatëve.

Pra, me propozimin dhe vendimin e “oturakut” Eduard Shalsi në Komisionin e Ekonomi-Financave, dhe votimi në parlament brenda 24 orësh nga deputetë-delet e PS; klientët e Bablokut kanë të drejtë të marrin toka, troje e godina shtetërore në bregdet, Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Fier, Shkodër, Korçë, Elbasan e kudo që i interesojnë, duke i këmbyer me pasuri pa asnjë vlerë në malet e Mirditës, Kukësit, Dibrës, Tepelenës, Përmetit, Ersekës etj./Pamfleti

eduard shalsi uturaku i bablokut tre skenarët mafiozë

Lini një Përgjigje