TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2024, 07:24

Megaoperacioni i SPAK, Berisha: Doçi, Avdyli dhe 4 oficerë u lejuan t’ja mbathin

Shkruar nga Pamfleti
Megaoperacioni i SPAK, Berisha: Doçi, Avdyli dhe 4 oficerë u lejuan
Paratë cash që u gjetën nga SPAK

Ditën e premte Prokuroria e Posaçme nisi atë që u konsiderua si operacioni më i madh i SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale.

Për këtë ish kryeministri Sali Berisha thekson se personat e arrestuar janë roje, magazinierë dhe furnitorë, por bosët e vërtetë si Doçi, Avdyli dhe 4 oficerë të policisë janë gjetur në banesë gjatë kontrollit por janë lejuar t’ja mbathin.

9 nga 14 të arrestuarit janë lënë në burg nga Gjykata e Posaçme e cila kështu konfirmoi masën e sigurisë të caktuar në mungesë. Këta persona në bashkëpunim me 30 të tjerë të shpallur në kërkim, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj.

Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme, avokatët e të akuzuarve kundërshtuan arrestimin e urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme, pasi sipas tyre nuk provohet nëse janë ato personat që kanë komunikuar në platformat SKY dhe Encrochat, nga ku mori indicie SPAK.

Nga 50 urdhërarreste të lëshuara nga SPAK, vetëm 20 prej tyre janë ekzekutuar, 6 prej të cilave jashtë vendit.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Gjatë aksionit Prokuroria e Posaçme njoftoi gjithashtu dhe sekuestrimin e parave cash dhe pasurive në vlerën e 4.5 milionë eurove.

Lista e plotë me 50 emrat e personve ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarreste nga Prokuroria e Posaçme:

Lista e plotë:

1. Arben Ndoka


2. Arian Tuku

3. Ilia Ndoka

4. Samuel Ndoka

5. Vinçens Tuku

6. Ervis Martinaj

7. Jozi Kraja

8. Astrit Avdyli

9. Aldo Avdyli

10. Miri Bruli

11. Naim Stafuka

12. Emiljano Shullazi

13. Blerim Abazi

14. Elvis Ndreca

15. Oltion Zefi

16. Edson Jozëik

17. Armando Ndreca

18. Kasandër Noga

19. Elson Reçi

20. Besian Xhixha

21. Enver Diva

22. Robert Laçi

23. Fatmir Troplini

24. Klodian Shahini

25. Henerigert Mitri

26. Gjergji Cukali

27. Kristos Teta

28. Denis Meta

29. Gentian Binjaku

30. Viktor Imeraj

31. Satilno Basho

32. Marklen Haka

33. Tori Xhecuka

34. Edison Muceku

35. Albert Zaja

36. Florenc Kelmendi

37. Ardit Gjokrosa

38. Deivis Bajramaj

39. Adrian Pikli

40. Durim Bami

41. Endrit Dokle

42. Xhelal Rraja

43. Altin Morina

44. Leonard Duka

45. Erlis Duka

46. Fatmir Hyseni

47. Altin Gega

48. Drianto Bardhi

49. Fabio Ballabani

50. Elton Zalla.

50 \\\\\\\'kokat e krimit\\\\\\\' në shqipëri spak

Lini një Përgjigje