TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2024, 14:26

“Nuk ka më hallakatje”, Korreshi pas vendimit për vulën: Basha le të shkojë tek PS-ja

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ka më hallakatje”, Korreshi pas vendimit për

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi pas vendimit të Apelit për t’i dhënë Berishës vulën e PD, është paraqitur në selinë blu, aty ku kanë nisur edhe festimet.

Ai u shpreh se tanimë nuk ka më hallakatje  dhe se ka mbaruar saga “zyrtare dhe jo zyrtare”.

“Te paktën nuk ka më hallaktje. Të gjithë demokratët e dinë ku është shtëpia e tyre. Mbaroi saga, zyrtare dhe jo zyrtare. Gjykata me vendimin e sotëm, e vendosi vulën përfundimisht” tha ai fillimisht.

I pyetur nëse në këtë parti ka vend edhe për Bashën, Korreshi u shfaq skeptik, duke i sygjeruar si mundësi të shkojë tek PS. Për deputetët e tjerë Korreshi ths se janë të mirëprutur në PD.

“Ai thoshte që jam me PD, po pati ndryshuar mend pastaj, te shkoj të PS. Me deputetët e tjerë kemi marrëdhënie  shkëlqyera, ata janë të mirëpritur dhe ka vend për të gjithë”, shtoi Korreshi.

Lini një Përgjigje