TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2024, 13:28

Apeli i dha vulën e PD Berishës, Noka thirrje demokratëve: Kthehuni në shtëpinë tuaj!

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i dha vulën e PD Berishës, Noka thirrje demokratëve:

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për vulën duke njohur Sali Berishën, si kryetar të Partisë Demokratike.

Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka ka komentuar vendimin e Apelit që vula e PD-së i takon përfundimisht grupimit të Sali Berishës.

Noka, tha se sot është një ditë e mirë për demokratët dhe një ditë e keqe për regjimin. Ai iu bëri thirrje të gjithë demokratëve, që t’i bashkohen PD-së së Rithemelimit.

"Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë më integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej 3 vitesh.

E vërteta që janë demokratët ata që vendosin për PD.

Demokratët sot janë të bashkuar, sot vendimi i gëzon ata, por sot është një ditë e e keqe për regjimin. Një opozitë e përcarë ka marrë fund, sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe një opozitë të bashkuar dhe të vërtetë", tha Noka.

 

apeli vula noka berisha

Lini një Përgjigje