
Ka nisur mbledhja e komisionit Hetimor të ‘Tims’. Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit Ardit Muço, kërkon dëshmi me dyer të mbyllura.
‘'Mbrojtja e të drejtave të mia për respektimin e jetës private, për garantimin e sigurisë time fizike, si dhe për shkak të informacioneve të klasifikuara", ka deklaruar ai.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Ervin Salianji kërkoi që të ishte më dyer të hapura.
"Duhet ta marrim në konsideratë edhe pse unë mendoj se të gjitha dëshmitë duhet të jenë më dyer të hapura. Sepse nuk ka ndonjë sekret shtetëror. Pretendimi është që nuk ka dalë asnjëherë në publik", tha Salianji.
Edhe deputeti Lefter Gështenja kërkoi që dëshmia të jetë me dyer të hapura.
"Nuk shoh asnjë arsye përpos manovrave që përdoren nga mazhoranca që këto seanca të bëhen me dyer të mbyllura. Do të kërkoja që seanca të jetë me dyer të hapura, se çfarë ka ndodhur. Edhe me dyer të mbyllura ato që u dëgjuan ishin llahtar. Ndaj shqetësim të thellë në këtë dimension. Mbledhja zgjati deri në 4 të mëngjesit", tha Gështenja.
Po sot, në orën 13:00 do të dëshmojë Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit. Ndërsa në orën 14:00 do të dëshmojë Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.
Lini një Përgjigje