TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Qershor 2026, 17:33

Nuk i ndahen telashet 'mikut' të Ramës, gruaja e Pedro Sanches në gjyq për korrupsion; i bllokohet pasaporta

Shkruar nga Pamfleti
Nuk i ndahen telashet 'mikut' të Ramës, gruaja e Pedro
Rama-Sanchez

Begoña Gómez dorëzoi pasaportën dhe do të paraqitet dy herë në muaj në gjykatë. Socialistët flasin për "persekutim politik", ndërsa presioni ndaj qeverisë Sánchez po shtohet nga disa hetime të profilit të lartë.

Miqtë e Edi Ramës duket se njëri pas tjetrit po bien nga pushteti dhe po futen në telashe. Pas Orbanit që iku nga qeveria, duket se tani është fundosur keq kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Rama është krenuar shpesh për miqësinë me të.

Begoña Gómez, bashkëshortja e Sanchez, do të përballet me drejtësinë për akuzat e korrupsionit që rëndojnë ndaj saj, ndërsa një gjykatë në Madrid ka vendosur t'i ndalojë largimin nga territori spanjoll.

Gjyqtari hetues Juan Carlos Peinado urdhëroi sekuestrimin e pasaportës së saj, ndalimin e daljes jashtë Spanjës dhe detyrimin për t'u paraqitur në gjykatë dy herë në muaj, masa që sinjalizojnë avancimin e çështjes drejt një faze më të avancuar procedurale.

Çështja ndaj Gómez është ngritur pas kallëzimeve të paraqitura nga organizata të lidhura me të djathtën ekstreme spanjolle, ndërsa Partia Socialiste në pushtet ka reaguar ashpër ndaj vendimit.

Begoña i është nënshtruar për dy vite një persekutimi gjyqësor dhe politik. Zhvillimi i sotëm është vetëm një hap tjetër në këtë proces”, deklaroi partia e Sánchez në rrjetin social X.

Hetimi ndaj bashkëshortes së kryeministrit është vetëm një nga disa dosje që kanë vënë nën presion qeverinë socialiste. Në muajt e fundit, disa figura të rëndësishme të Partisë Socialiste, përfshirë ish-ministrin e Transportit dhe drejtues të lartë të partisë, janë përfshirë në hetime që lidhen me ryshfete të dyshuara, kontrata publike, sektorin energjetik dhe tenderët e zhvilluar gjatë pandemisë së Covid-19.

Të gjithë të përfshirët kanë mohuar akuzat, ndërsa Pedro Sánchez ka këmbëngulur se hetimet po përdoren si armë politike nga kundërshtarët e tij për të destabilizuar qeverinë.

Zhvillimet e fundit vijnë në një moment delikat për kryeministrin spanjoll, një nga liderët më jetëgjatë të së majtës në Evropë, i cili po përballet me presion të vazhdueshëm politik dhe gjyqësor ndaj rrethit të tij të afërt.

Në një tjetër front, autoritetet spanjolle po shqyrtojnë edhe pretendime që përfshijnë ish-kryeministrin socialist Jose Luis Rodriguez Zapatero. Megjithatë, Zapatero ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat, duke mohuar çdo përfshirje në aktivitetet që po hetohen. /Pamfleti

sanchez rama

Lini një Përgjigje